Selektori i Ukrainës: Do të mundë t’i vrisja dy-tre rusë

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 17:07
Selektori i Ukrainës: Do të mundë t’i vrisja dy-tre rusë

Selektori i Kombëtares së Ukrainës, Olekandr Petrakov, është njëri prej personave nga bota e sportit që vendosi të qëndrojë në vendin e tij, pasi fillimit të sulmeve nga Rusia.

Ai po i del në ndihmë vendit të tij, teksa tha se mund t’i vrasë së paku dy ose tre rusë

“Familja ime më tha të shkoja në Ukrainën perëndimore, por unë refuzova. Unë i thashë: ‘Unë jam nga Kievi, nuk mund të largohem’”, tha fillimisht Petrakov për “The Guardian”.

“Mendoj, nëse ata vijnë në Kiev, unë do të marr një armë dhe do të mbroj qytetin tim”, shtoi selektori i ukrainasve.

“Unë jam 64 vjeç, por e ndjeva se ishte normale ta bëja këtë. Mendoj se mund të largoj dy ose tre armiq”, deklaroi Petrakov.

(Kosova Sot Online)