FFK-ja blen 35 orë dore

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 17:09
FFK-ja blen 35 orë dore

35 orë dore të porositura nga Federata e Futbollit e Kosovës, janë zhdoganuar të martën në Doganën e Kosovës.

Orët janë blerë në prag të zgjedhjeve të brendshme që shtëpia e futbollit kosovar i ka shpallur për të mërkurën e 6 prillit, 2022.

Zhdoganimin e orëve të blera nga FFK-ja e konfirmoi të enjten Dogana e Kosovës.

“Kemi pasur doganimin e orave saktesisht 35 cope, nuk jane ndaluar jane zhdoganuar”, deklaroi zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, në një përgjigje

Pazari i FFK-së me orët e dorëve është realizuar në një kohë kur institucioni i udhëhequr nga Agim Ademi po ballafaqohet me akuza për keqpërdorime financiare dhe administrative.

I ashtuquajturi “Grup i Opozitës”, i cili po synon kandidimin përball Agim Ademit në Kuvendin e Ardhshëm Zgjedhor të FFK-së, ka ngritur dyshime edhe mbi nënshkrimet e mbledhura nga kreu aktual i FFK-së për zgjedhjet e 6 prillit.

Megjithatë, FFK-ja ka mohuar ndërlidhjen e pazarit të orëve me zgjedhjet e brendshme të 6 prillit dhe delegatët që pritet të marrin pjesë në kuvend.

Orët e porositura do të përdoren për “nevoja të brendshme”, si dhe për “shkëmbim dhuratash” me delegacione të huaja, ka thënë të premten Federata e Futbollit të Kosovës në një përgjigje për Paparacin.

“FFK, në kuadër të veprimtarisë së vet, ndër të tjera blenë edhe gjëra të cilat i nevojitën FFK-së për nevojat e brendshme të saj, si dhe për shkëmbim dhuratash me rastin e vizitave të delegacioneve të huaja në Kosovë dhe vizitave zyrtare të FFK-së me organizatat partnere”, tha FFK-ja.

Më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës caktoi mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 6 prill. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga “opozita” e Ademit. Ata e quajtën “të jashtëligjshëm dhe jo legjitim” kuvendin me pretendimet se procesi përmban shkeljeve statuore.

Agim Ademi kishte kundër-kandidat Gramoz Vokrrin deri më datë 23 mars kur vendimi i Komitetit Ekzekutiv e quajti të pavlefshëm kandidimin e tij për shkak të parregullsive me nënshkrimet e klubeve të Prishtinës, Ulpianës dhe Kikës.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv është ankimuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mirëpo për atë nuk ka akoma asnjë vendim.

Deri atëherë, Agim Ademi do të je

(Kosova Sot Online)të kandidati i vetëm për postin e të parit të shtëpisë së futbollit kosovar.