Kundërshtari i nesërm e provokon me puthje, Florian Marku e kap për fyti

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 18:51
Kundërshtari i nesërm e provokon me puthje, Florian Marku e kap për fyti

Boksieri shqiptar, Florian Marku, të shtunën mbrëma do ta mbrojë titullin IBF International në kategorinë velter.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

Një përplasje mes këtyre dy boksierëve ka ndodhur sot gjatë matjeve zyrtare.

Jenkins e provokoi Markun me puthje, teksa 29-vjeçari nga Lushnja reagoi menjëherë duke e kapur për fyti.

Marku ka reaguar edhe përmes rrjeteve sociale lidhur me këtë moment.

“Puthjet janë për zonjat jo për mua. Nesër do ta shihni”, shkroi boksieri shqiptar. 

(Kosova Sot Online)