Kurti pas fitores së Markut: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 09:31
Kurti pas fitores së Markut: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve. Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Pas këtij triumfi ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes profilit të tij në Instagram tha se kjo fitore na gëzoi e na bëri krenarë të gjithëve.

“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të. Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të na gëzuar e bërë krenarë të gjithë ne”, shkroi Kurti.


(Kosova Sot Online)