Momenti kur Florian Marku ia “fiku dritat” Jenkinsit

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 09:33
Momenti kur Florian Marku ia “fiku dritat” Jenkinsit

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.

Momentin kur Marku e gjunjëzoi Jenkinsin në “Utilita Arena” në Newcastle, mund ta shikoni në videon e mëposhtme:

(Kosova Sot Online)