Vjen reagimi i parë i Florian Markut në rrjetet sociale pas triumfit me nokaut

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 10:21
Vjen reagimi i parë i Florian Markut në rrjetet sociale pas triumfit me nokaut

Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.

Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.

Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe reagimi nga “mbreti shqiptar” në rrjetet sociale.

“Faleminderit Zotit, e gjithë puna e madhe u shpërblye. Faleminderit ekipit tim dhe të gjithëve që më përkrahën. Shihemi së shpejti”, shkroi Marku në profilin e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)