Kasami dhuron 5 mijë franga për kurimin e dy fëmijëve të vegjël

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 13:31
Kasami dhuron 5 mijë franga për kurimin e dy fëmijëve të vegjël

Futbollisti me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami është bërë autor i një gjesti të madh dhe vërtet për t’u vlerësuar.

Ai ka ndihmuar dy fëmijë të vegjël me probleme shëndetësore teksa në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët ka dhuruar plot 5.000 franga.

29-vjeçari i cili tashmë aktivizohet për klubin e Basel, foli edhe në një lidhje telefonike në emision duke theksuar se ndjen një keqardhje të pamasë në momentet kur sheh fatkeqësi të tilla.

“Sot mbajta Ramazan dhe në fakt bëhem nervoz e ndjej keqardhje kur shoh këto raste. Më vjen shumë keq dhe dua t’i ndihmoj sa herë që mundem. U uroj shërim të shpejtë dhe zoti t’i ruajë të gjithë fëmijët”, tha Kasami në lidhje telefonike.

(Kosova Sot Online)