Barcelona e dëshiron Iscon

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 13:49
Barcelona e dëshiron Iscon

Edhe Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Iscon.

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Isco është në kërkim të minutave, teksa Barcelona do të tentojë ta shfrytëzoj situatën e tij.

Sipas “Sport”, Barça është e gatshme për t’i ofruar kontratë tri-vjeçare.

Për 29-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Sevilla e Milani. 

(Kosova Sot Online)