Arsenali s’heq dorë nga Arthur

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 15:24
Arsenali s’heq dorë nga Arthur

Arsenali raportohet se ende është i interesuar për Arthurin.

“Topçinjtë” ishin të lidhur fort me brazilianin në afatin kalimtar të janarit, por merkato u mbyll me 25-vjeçarin që mbeti në Torino,

Megjithatë, e ardhmja e Arthurit te Juventusi nuk është ende e sigurt.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Arsenali është ende i interesuar për shërbimet e brazilianit dhe po mendon transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Klubi nga Londra pritet të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, ndonëse buxheti i tyre varet edhe nga fakti nëse ata do të mund të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

(Kosova Sot Online)