Guardiola pret lojë ndryshe në Madrid

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 15:29
Guardiola pret lojë ndryshe në Madrid

Pep Guardiola pret që Atletico Madridi të luajë me më shumë intensitet në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” e fituan lojën e parë javën e kaluar në “Etihad Stadium” me rezultat 1:0.

E tash, trajneri spanjoll po e bën gati ekipin për t’u përballur sa më mirë me “Los Colchoneros” dhe për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Skuadra është e gjiha në dispozicion, përpos Ruben Dias, i cili nesër mund të mos jetë titullar. Të gjithë do të jenë të rëndësishëm në këtë fazë finale të sezonit, përfshirë këtu edhe Ruben”, deklaroi fillimisht ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayernit në konferencë për shtyp.

“E pres një lojë ndryshe nga ajo e shtatë ditëve më parë. Ata do të luajnë në shtëpi, përpara publikut të tyre dhe në gara të eliminimit direkt, ky është një faktor që gjithmonë iu ka dhënë shtyrje të madhe Colchoneros, edhe kur luanin në stadiumin Calderon. E pres një intensitet të lartë dhe nëse e pësojmë një gol, do të bëjmë gjithçka që të shënojmë edhe ne”, përfundoi Guardiola.

Man City do të përballet me Atletico Madridin nesër mbrëma në “Wanda Metropolitano”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online)