Ancelotti konfirmon të ardhmen e Modricit

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 14:56
Ancelotti konfirmon të ardhmen e Modricit

Carlo Ancelotti ka thënë se Luka Modric do ta mbyllë karrierën te Real Madridi.

Trajneri i Real Madridit tha se ky është plani i klubit dhe i vet mesfushorit kroat.

“Luka Modric do ta përfundojë karrierën e tij këtu te Real Madrid. Nuk e di kur, por do të ndodhë. Kjo është ideja e klubit dhe Lukas”, tha trajneri italian.

“Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën. E krahasoj me Paolo Maldinin”, shtoi Ancelotti.

Kujtojmë se kontrata e Modricit me Real Madridin skadon më 30 qershor të këtij viti.

Ende nuk ka marrëveshje të arritur mes palëve për rinovim të kontratës. Edhe më herët ishte raportuar se 36-vjeçari do të mbetet te “Los Blancos”. 

(Kosova Sot Online)