Gjilani fiton lehtësisht ndaj Feronikelit

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 16:01
Gjilani fiton lehtësisht ndaj Feronikelit

SC Gjilani ka shënuar fitore të pritur ndaj Feronikelit në ndeshjen e javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi fitoi me rezultatin 5:1.

Keita Razak (33’, 54’), Shend Kelmendi (40’), Blerim Krasniqi (59’) dhe Gerhard Progni (90+3) shënuan golat e fitores për vendasit.

Kurse, golin e vetëm për mysafirët nga Drenasi e shënoi Ardi Qorri në minutën e shtatë.

Gjilani pas kësaj fitore ka 55 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Feronikeli mebtet i fundit (10) me 12 pikë. 

(Kosova Sot Online)