Festë volejbolli sot, zhvillohen dy super finalet e Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 11:51
Festë volejbolli sot, zhvillohen dy super finalet e Kupës së Kosovës

Gara e Kupës së Kosovës në volejboll sot do të kulmojë me dy finale fantastike. Në Prishtinë, në sallën “1 Tetori” në dy konkurrencat sot do të mësohet fituesi i Kupës.

Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Ferizajn në takimin që fillon nga ora 17:15 dhe që do të shpallë kampionin e Kupës së Kosovës në volejboll për vitin 2022.

Peja triumfoi 3:0 dje në gjysmëfinale ndaj Dritës, kurse Ferizaj mposhti me rezultat të njëjtë ekipin tjetër ferizajas, Lubotenin

Në konkurrencën e femrave, Drita ndeshet me Fer Volley, me fillim nga ora 20:30, në të njejtën sallë.

Vashat gjilanase triumfuan 3:0 ndaj Skënderajt, kurse 3:0 fituan edhe ferizajaset ndaj ekipit prishtinas, M.Technologie. 

(Kosova Sot Online)