Sportingu i Lisbonës për Ronaldon: Familja Sportingusita është me ju

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 22:34
Sportingu i Lisbonës për Ronaldon: Familja Sportingusita është me ju

Cristiano Ronaldo sonte njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Klubi ku Ronaldo aktivizohej në fillim të karrierës, Sportingu i Lisbonës, ka shprehur ngushëllime gjithashtu për këtë rast tragjik.

“Forca Cristiano. Familja Sportinguista është me ju”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të klubit portugez.


(Kosova Sot Online)