Mbappe dhuron spektakël në stërvitje, i ikën krejt ekipit dhe shënon gol

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 15:16
Mbappe dhuron spektakël në stërvitje, i ikën krejt ekipit dhe shënon gol

Kylian Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Ylli francez shënon gola vazhdimisht dhe është i pandalshëm për kundërshtarët.

E futbollisti i Paris Saint-Germainit i ka shfaqur aftësitë e tij edhe në stërvitje.

22 vjeçari shihet duke iu ikur disa bashkëlojtarëve, të cilët në ushtrime i kishte kundërshtarë, për ta finalizuar më pas këtë super-aksion individual me gol.

Mbappe me gjasë është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Paris, ndërsa gjatë verës mund t’i bashkohet Real Madridit. 

(Kosova Sot Online)