Thiago bëri veprime magjike me topin para lojës me Man Utd

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 15:31
Thiago bëri veprime magjike me topin para lojës me Man Utd

Thiago Alcantara e kishte ditën e tij mbrëmë.

Futbollisti spanjoll e bëri një paraqitje fenomenale në fitoren 4:0 ndaj Manchester Unitedit, me ç’rast u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes dhe mori lëvdata të mëdha nga trajneri Jurgen Klopp.

Por, spektakli i ish-futbollistit të Barcelonës dhe Bayern Munichut kishte nisur para fillimit të lojës.

31 vjeçari i shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme teksa pasonte me shokun e skuadrës duke mos e lënë topin të bie në tokë.

Liverpooli i ka publikuar këto pamje, duke e vlerësuar teknikën e përsosur të përfaqësuesit spanjoll, siç mund ta shihni në videon KETU

Mesfushorin kreativ e ka lavdëruar edhe trajneri Jurgen Klopp, sipas të së cilit, pakkush në botë mund t’i bëjë gjërat që i bën Thiago dhe që mund t’i shohë gjërat para lojtarëve të tjerë. 


(Kosova Sot Online)