Vinicius Jr mund të nënshkruajë kontratë afatgjate me Realin

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 16:14
Vinicius Jr mund të nënshkruajë kontratë afatgjate me Realin

Vinicius Junior është i vendosur të qëndrojë në Real Madrid sa më gjatë të jetë e mundur.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se sulmuesi brazilian pritet ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me “Los Blancos”

Me këtë rast, 21 vjeçari mund të lidhet me liderin e La Ligas deri në vitin 2027, duke i hequr krejt dilemat sa i përket së ardhmes së tij.

Vinicius është duke e shijuar sezonin më të mirë deri tash në Madrid.

Ai i ka realizuar 17 gola dhe i ka bërë 17 asistime në 44 ndeshje të zhvilluara.

Me Karim Benzeman, ai e përbën një dyshe të frikshme në sulmin e Realit. 

(Kosova Sot Online)