PSG pa Messin e Neymarin në ndeshjen ku mund ta sigurojnë matematikisht titullin

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 16:34
PSG pa Messin e Neymarin në ndeshjen ku mund ta sigurojnë matematikisht titullin

Paris Saint-Germain do të duhet t’ia dalë sonte pa katër yjet e ekipit në ndeshjen ndaj Angersit.

Parisienët në rast fitoreje sonte dhe nëse Marseille dështon të fitojë, do të shpalleshin kampionë edhe matematikisht

Por, në këtë ndeshje, Parisi nuk do të mund të llogarisë në dy yjet kryesorë, Messi dhe Neymar.

Po ashtu, mungesa tjera do të jenë edhe Kimpembe dhe Verrati.

Në rast se fitojnë titullin, ky do të ishte i dhjeti në historinë e tyre.

Momentalisht, PSG gjendet në vendin e parë me 74 pikë, 15 më shumë se Marseille në vendin e dytë.

(Kosova Sot Online)