Humbi djalin para tri ditëve, Ronaldo rikthehet menjëherë në stërvitje

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 17:14
Humbi djalin para tri ditëve, Ronaldo rikthehet menjëherë në stërvitje

Cristiano Ronaldo është fotografuar për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur. 

Sulmuesit të Manchester United  iu dha leje nga klubi i tij për aq kohë sa i nevojitej, por vendosi të shkonte në bazën e tyre stërvitore në Carrington të mërkurën dhe mori pjesë në seancën e plotë me shokët e skuadrës.

Ai u pa në pjesën e pasme të një veture gjatë rrugës për në kompleksin stërvitor të United, me kufje në vesh ndërsa ishte ulur pas shoferit në sediljen e pasme.

Ronaldo mungoi për humbjen 4-0 të skuadrës së tij nga Liverpool  të martën mbrëma dhe ka pasur një mbështetje masive për të dhe partneren e tij Georgina Rodriguez.  

(Kosova Sot Online)