Zhegrova: Kohëra të vështira

  • S.A /
  • 21 April 2022 - 08:55
Zhegrova: Kohëra të vështira

don Zhegrova ishte titullar tek Lille mbrëmë në ndeshje me Reimsin.

Futbollisti kosovar i bëri disa veprime të mira, duke goditur drejt portës dhe me disa driblime, por që ishin të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen 1:2.

Mesfushori ofanziv luajti për 81 minuta, duke ia lëshuar më pas vendin bashkëlojtarit Isacc Lihadji.

Ky rezultat ia vështirëson edhe më shumë punët kampionit aktual francez, i cili e gjen veten në vendin e nëntë në tabelë, 5 xhiro pa përfunduar sezoni.

Po ashtu, kjo humbje e largon Lillen nga garat evropiane dhe i nevojitet një mrekulli në xhirot e fundit për ta prekur Evropën.

E i zhgënjyer me humbjen dhe me situatën tek Lille është shprehur edhe ish-futbollisti i Genkut dhe Baselit.

“Kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, ka shkruar Zhegrova në një postim në Instastory.

Që prej transferimit të tij tek Lille në janar, Edon Zhegrova i ka realizuar dy gola.

Për të flitet se gjatë verës mund të transferohet në Arsenal.

Klubi anglez me gjasë është i gatshëm t’i paguajë 13 milionë euro për “Messin e Kosovës”.

(Kosova Sot Online )