Familja e Mbappes do të udhëtojë për në Madrid javën tjetër

  • E.K /
  • 22 April 2022 - 13:41
Familja e Mbappes do të udhëtojë për në Madrid javën tjetër

Familja e Kylian Mbappe thuhet se do të udhëtojë në Madrid javën e ardhshme për t’u takuar me drejtuesit e Real Madridit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë i lidhur me një lëvizje te Los Blancos kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Sipas RMC Sport, ky takim do të jetë mbi të drejtat e imazhit të Mbappes në rast se ai vendos të nënshkruajë për Real Madrid këtë verë.

Nëna e Mbappes, Fayza Lamari, këtë javë ka qenë në Doha, ku ka zhvilluar takime të ndryshme me presidentin e PSG -së, Nasser Al-Khelaifi.

PSG po ecën përpara me përpjekjet e tyre për ta bindur atë të nënshkruajë një marrëveshje të re, dhe sipas RMC Sport ata janë optimistë.

Megjithatë, familja e Mbappes dëshiron të dëgjojë të dyja palët për të pasur të gjithë informacionin në dispozicion në mënyrë që vetë 23-vjeçari të marrë vendimin përfundimtar.

(Kosova Sot Online)