Gabriel Jesus e paralajmëron Realin para duelit të nesërm

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 10:20
Gabriel Jesus e paralajmëron Realin para duelit të nesërm

Këtë mesjavë do të rikthehet Championsi me ndeshjet e para gjysmëfinale. Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Manchester Cityt me Real Madridi. “Los Blancos” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa ata i ka paralajmëruar sulmuesi i “Citizens”, Gabriel Jesus.

Futbollisti brazilian është i vetëdijshëm se kampioni aktual anglez do të ketë punë mjaft të vështirë në të dyja përballjet, por e tregon ndërkohë edhe mënyrën se si mund të dalin djelmoshat e Pep Guardiolës me kokën lartë nga këto dy sfida. Ai kërkon nga shokët që ta krijojnë një avantazh nga loja e parë në “Etihad Stadium”, pasi më pas i pret “ferri” në “Santiago Bernabeu”.

“Duhet ta diktojmë lojën tonë, sepse në Bernabeu Reali bën magji. Mënyra e suksesit për ne do të jetë nëse luajmë me personalitet”, deklaroi sulmuesi i Cityt për të përditshmen spanjolle “Marca”. 

(Kosova Sot Online )