Modric do të rinovojë me Realin

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 12:04
Modric do të rinovojë me Realin

Luka Modric pritet që të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Mesfushori kroat po kalon formë fantastike përkundër moshës së tij.

Sipas AS, Modric do të rinvojë deri në qershor të vitit 2023 me “Los Blancos” me mundësinë e vazhdimit edhe të një viti tjetër.

Gjithashtu, kur të pensionohet, kroati mund të vazhdojë qëndrimin te Madridi me një pozitë më ndryshe.

Kroati erdhi në Real Madrid në vitin 2012 nga Tottenhamit, duke arritur të jetë shtylla e mesfushës madrilene.

Performancat e tij fantastike u kurorëzuan me fitimin e Topit të Artë në vitin 2018. 

https://twitter.com/DeadlineDayLive/status/1519934223028834306/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1519934223028834306%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmodric-do-te-rinovoje-me-realin%2F

(Kosova Sot Online)