Modric pranon të rinovojë me Real Madridin

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 17:37
Modric pranon të rinovojë me Real Madridin

Luka Modric raportohet se ka pranuar që të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Kontrata aktuale e kroatit me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti, por mesfushori veteran pritet të mbetet edhe më gjatë në “Santiago Bernabeu”

Sipas “AS”, Modric dhe Real Madridi kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën edhe për një sezon.

Gjithashtu do të përfshihet edhe opsioni për vazhdim të kontratës edhe për një tjetër vit.

Gazeta spanjolle raportoi edhe se 36-vjeçarit do t’i ofrohet një pozitë në klub, pasi ai të vendosë për pensionim nga futbolli.

Pavarësisht moshës së tij, Luka Modric është njëri prej futbollistëve kryesorë te Real Madridi.

Kroati u transferua te madrilenët nga Tottenham Hotspur në vitin 2012. 

(Kosova Sot Online)