Java e 32-të në Superligë fillon sot, përballje interesante në Prishtinë e Lipjan

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 09:14
Java e 32-të në Superligë fillon sot, përballje interesante në Prishtinë e Lipjan

Java e 32-të në Superligë fillon sot, përballje interesante në Prishtinë e Lipjan. Sot fillon java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante. Vëmendja për sot do të jetë në “Fadil Vokrri”, aty ku do të takohen dy skuadrat që janë në garë për mbijetesë, Prishtina dhe Dukagjini. Kryeqytetasit me 42 pikë janë në pozitën e pestë, teksa skuadra nga Klina renditet e gjashta me tri pikë më pak.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”, mes Ulpianës dhe Gjilanit.

Skuadra nga Lipjani është e parafundit në tabelë me 24 pikë, kurse Gjilani është i treti me 55 pikë.

“Skifterave” iu rrezikohet pozita e tretë nga Llapi, që ka vetëm dy pikë më pak në pozitën e katërt. Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Alban Hyseni synon sot t’i rikthehet fitoreve. Të dy ndeshjet e lartpërmendura do të fillojnë në ora 15:00. /

(Kosova Sot Online )