Roberto Mancini mund të rikthehet në Premierligë

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 15:29
Roberto Mancini mund të rikthehet në Premierligë

Roberto Mancini mund të rikthehet sërish në Premierligë.

Ish-trajneri i Manchester Cityt raportohet se është në listën e ngushtë të Tottenhamit, sipas “The Telegraph”.

Klubi nga Londra fillimisht duhet të presë vendimin e trajnerit aktual, Antoni Conte, i cili mund të largohet pas përfundimit të sezonit.

Mancini momentalisht është në pozitën e selektorit te Kombëtarja e Italisë, por ai po mendon largimin nga “Azzurrët” pas dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Graham Potter thuhet se është emri i trajnerit tjetër në listën e Tottenhamit. 

(Kosova Sot Online)