Granit Xhaka, lojtari i muajit prill te Arsenali

  • G.G /
  • 30 April 2022 - 14:45
Granit Xhaka, lojtari i muajit prill te Arsenali

Granit Xhaka është zgjedhur si lojtari më i mirë për muajin prill te Arsenali.

Mesfushori nga Kosova e fitoi çmimin “Lojtari i Muajit”, pasi mori më së shumti vota nga tifozët e klubit nga Londra.

Xhaka në këtë garë i mposhti Mohamed El Nenyn, Bukayo Sakan dhe Eddie Nketiahn.

29-vjeçari regjistroi paraqitje të shkëlqyeshme gjatë prillit, teksa nga Arsenali u vlerësua si shumë i rëndësishëm në fitoret ndaj Chelseas dhe veçanërisht ndaj Manchester Unitedit, ku shënoi një gol të bukur nga distanca.

“Dua të them shumë faleminderit që më votuat si lojtari i muajit. Është shumë e veçantë për mua, por dua të them edhe faleminderit për mbështetjen. Sigurisht se në shtëpi, por edhe jashtë saj. Ne do të përpiqemi të arrijmë objektivat tona për këtë sezon”, tha Xhaka për faqen zyrtare të klubit të Arsenalit. 

 

(Kosova Sot Online)