
Në kontratën e re Klopp s’kërkoi rritje page për vete, por për stafin e tij

Jurgen Klopp ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Liverpoolin.
Trajneri gjerman do të jetë në “Anfield” deri në qershorin e vitit 2026.
Ai kishte kontratë deri në vitin 2024, por me pajtimin e dy palëve, kontrata u vazhdua edhe për dy vite tjera.
Në kontratën e re, Klopp nuk ka përfshirë rritje page për vete, por u siguruar që stafit të tij teknik t’u rritej paga.
(Kosova Sot Online)