Lexoni edhe:
Koha kur u zgjodh president, Bamir Topi tregon bisedën e fshehtë me Berishën në 2007
Fundjava që vjen ishte paraparë të ishte speciale për Amir Rrahmanin. Kjo për faktin se përfaqësuesi kosovar do të përballej me shokun e tij tek “Dardanët”, Mërgim Vojvoda. Më saktësisht, Torino dhe Napoli do të ballafaqohen në mes vete të shtunën duke filluar nga ora 15:00. Por, përballja në mes të futbollistëve kosovarë mund të mos ndodhë për faktin se qendërmbrojtësi kosovar nuk ka ushtruar dje me ekipin, për shkak të problemeve fizike.
Koha kur u zgjodh president, Bamir Topi tregon bisedën e fshehtë me Berishën në 2007Lexoni edhe:
Mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës do të ushtrojë sot dhe nesër para duelit të së shtunës me “Granata”.
Rrahmani është lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit këtë sezon dhe e ka bindur trajnerin Luciano Spalletti me kualitetet e tij.
Sidoqoftë, trajneri italian mund të mos rrezikojë, nëse e sheh që lojtari nuk është 100 për qind në dispozicion.
Rrahmani ka thënë se ndihet mjaft i lumtur në Napoli, por që ndërkohë mediat e huaja kanë spekuluar për një interesim eventual të Manchester United për shërbimet e tij.
Ndërkohë, Napoli është duke e përgatitur një kontratë afatgjate për mbrojtësin shtatlartë, të cilin dëshiron të “blindojë”.
(Kosova Sot Online )