Festa e çmendur e Benzemas me shokë në dhomën e zhveshjes

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 09:33
Festa e çmendur e Benzemas me shokë në dhomën e zhveshjes

Real Madridi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi sensacional që e bëri në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt. “Los Blancos” ishin duke humbur 0:1 deri në minutat shtesë, por zëvendësuesi Rodrygo u bë hero i ekipit duke i realizuar dy gola të shpejtë.

Më pas, në vazhdime realizoi edhe Karim Benzema nga penalltia për t’ia siguruar Realit fitoren 3:1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar në finale pasi lojën e parë City e kishte fituar 4:3 javën e kaluar në “Etihad Stadium”. E festa e madrilenëve u zhvendos më pas në dhomat e zhveshjes.

Protagonist tek festa ishte lojtari më i mirë në botë i momentit, Karim Benzema, por nuk mungoi festa as nga lojtarët tjerë “Los Blancos”, të cilët janë edhe kampionë të freskët të Spanjës.

Reali do të luajë në finalen e madhe të Championsit ndaj Liverpoolit më 28 maj në Paris të Francës. 

(Kosova Sot Online )