Superliga pas ndeshjeve të zhvilluara sot

  • A.P /
  • 08 May 2022 - 17:45
Superliga pas ndeshjeve të zhvilluara sot

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita – Dukagjini dhe Malisheva – Drenica ishin dy ndeshjet që nuk dhuruan fitues. Të dy këto ndeshje u mbyllen baras dhe pa gola

Gjilani shënoi fitore në udhëtim te Llapi me rezultatin 2:4. Blerim Krasniqi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik, kurse Shend Kelmendi shënoi golin e katërt për “Skifterat”.

Bianor Neto shënoi të dy golat për llapjanët.

Fitore në udhëtim shënoi edhe kampioni, Ballkani. Skuadra nga Suhareka mposhti Feronikelin 0:2. Ermal Krasniqi dhe Malsor Ajeti shënuan golat e fitores.

Edhe Prishtina fitoi si mysafire e Ulpianës me rezultatin 0:3. Sadam Sulley ishte autor i dy golave, teksa një u shënua nga Leonit Abazi.

(Kosova Sot Online)