Lewandowski, prioritet i gjigantit evropian

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 10:30
Lewandowski, prioritet i gjigantit evropian

Lewandowski, prioritet i gjigantit evropian. Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Futbollisti polak ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023, por në mendjen e tij është largimi i menjëhershëm nga Gjermania.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, është bërë objektiv kryesor i Barcelonës.

Madje, thuhet se menaxhmenti sportiv i Barçës e ka prioritet transferimin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në “Camp Nou”.

Mirëpo, kampioni gjerman nuk dëshiron ta bëjë të lehtë largimin e tij.

Trajneri Julian Nagelsmann shpreson ta ketë Lewan në dispozicion edhe një vit.

Por, Bayerni mund ta humbasë lojtarin pa para vitin tjetër, kur edhe do t’i skadojë kontrata, pasi veterani i sulmit nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën.

E nëse e shet këtë verë, Bayerni do t’i kërkonte 40 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )