
Finalizohet marrëveshja mes Rudigerit dhe Real Madridit, Romano zbulon detajet e kontratës

Antonio Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se marrëveshja mes palëve tashmë është kompletuar.
Rudiger me Real Madridin do të ketë kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2026.
Romano gjithashtu zbuloi se zyrtarizimi nuk do të bëhet këtë javë.
Sipas tij, klubi spanjoll do të njoftojë zyrtarisht për nënshkrimin me reprezentuesin gjerman pas përfundimit të sezonit, pasi do të respektojë klubin e Chelseas.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, thuhet se ka qenë faktori kryesor për këtë lëvizje, pasi ai e sheh 29-vjeçarin si pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Antonio Rudiger në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor.
(Kosova Sot Online)