Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e Juventusit

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 22:27
Ten Hag e dëshiron mbrojtësin e Juventusit

Erik ten Hag dëshiron që në Manchester United të transferojë Matthijs de Ligtin.

Klubi anglez thuhet se do të nënshkruajë së paku me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të verës,

Trajneri i cili do të marrë drejtimin e “Djajëve të Kuq” nga sezoni i ardhshëm, Erik ten Hag, thuhet se do të tentojë që në “Old Trafford” të marrë me vete edhe Matthij de Ligtin, sipas gazetarit Oriol Domenech.

Kjo dyshe kanë punuar së bashku te skuadra holandeze, Ajax.

22-vjeçari me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth të ardhmes së tij.

Pau Torres i Villarrealit mbetet një tjetër alternativë për Manchester Unitedin. 


(Kosova Sot Online)