Juventusi dhe Lazio ndajnë pikët

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 22:49
Juventusi dhe Lazio ndajnë pikët

Juventusi dhe Lazio kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit në Serie A

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Stadium” ka përfunduar me rezultatin 2:2.

Dusan Vlahovic (10’) dhe Alvaro Morata (36’) shënuan golat për “Zonjën e Vjetër”.

Për mysafirët shënuan Alex Sandro (51’ – autogol) dhe Sergej Milinkovic-Savic (90+6’).

Juventusi renditet i katërti me 70 pikë, kurse Lazio me shtatë pikë më pak ndodhet një pozitë më poshtë. 

(Kosova Sot Online)