Tjetër humbje e Arsenalit

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 22:59
Tjetër humbje e Arsenalit

Arsenali ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, duke humbur kështu edhe pozitën e katërt në tabelë.

Në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit në Premierligë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta pësoi humbi në udhëtim te Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St, James’ Park” ka përfunduar me rezultatin 2:0,

Ben White (55’ – autogol) dhe Bruno Guimaraes (85’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Newcastle United pas kësaj fitore ka 46 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.

Kurse, Arsenali me këtë humbje ka minimizuar gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” janë në pozitën e pestë me 66 pikë, dy më pak se Tottenham Hotspur, që ndodhet në pozitën e katërt. 


(Kosova Sot Online)