Juventusi ia prezanton ofertën Pogbas

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 15:35
Juventusi ia prezanton ofertën Pogbas

Juventusi është duke menduar seriozisht për ta rikthyer Paul Pogban.

Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Manchester United pasi t’i skadojë kontrata në muajin e ardhshëm.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj, kështu që kampioni i botës me Francën po shikon përpara.

Kohëve të fundit, interesim serioz për Pogban ka shfaqur Paris Saint-Germaini, ndërsa qe një kohë të gjatë atë e pëlqen edhe Real Madridi, shkruan “Gazeta Express”.

Por, tash në garë është futur ish-klubi i tij, Juventus, i cili i ofron atij kontratë trevjeçare me një rrogë vjetore prej 7,5 milionë eurosh.

Ndërkohë, Pogba i kërkon 11 milionë euro në vit, edhe pse ai është duke e konsideruar ofertën e ish-klubit të tij.

Rikthimi në Torino duket të jetë destinacioni më i pëlqyer i mesfushorit kreativ.

Ai do të punonte përsëri me kënaqësi me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme para se të rikthehej në “Old Trafford”. 

(Kosova Sot Online)