Dybala refuzon Interin, e dëshiron kalimin te klubi tjetër italian

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 17:10
Dybala refuzon Interin, e dëshiron kalimin te klubi tjetër italian

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni.

Futbollisti argjentinas do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” skadon në verë

Sipas “La Repubblica”, Dybala ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Interi.

Sipas mediumit italian, 28-vjeçari do të nënshkruajë me Romën e udhëhequr nga Jose Mourinho.

Për Dybalan është thënë se interesim ka shprehur edhe Arsenali e Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online)