Gol spektakolar në stilin ‘gërshërë’, kandidat për golin e vitit

  • S.A /
  • 18 May 2022 - 10:05
Gol spektakolar në stilin ‘gërshërë’, kandidat për golin e vitit

Golat e bukur janë prezentë thuajse çdo javë në futboll. Por, një gol vërtet spektakolar është parë në futbollin e Malajzisë. Në fakt, futbollisti Baddrol Bakhtiar e ka futur veten në listën e kandidatëve për ta fituar çmimin e golit të vitit. 34 vjeçari i ekipit Sabah, në minutën e 60-të e kontrolloi një top me kokë dhe më pas shënoi në stilin gërshërë, për t’i mahnitur të gjithë. Ky ishte edhe goli i tretë i ekipit Sabah ndaj Penang në fitoren 3:1 në Superligën e Malajzisë.

Lëvizja akrobatike dhe goli biçikletë janë bërë hit në internet, ndërsa ky gol i përfaqësuesit të Malajzisë nuk do të harrohet lehtë. 

(Kosova Sot Online )