
Lexoni edhe:
Fantastike, nga marrëveshja e Bernabeut të ri edhe 360 milionë euro të fituara
Telenovela që prej muajsh ka mbajtur pezull futbollin botëror do të zgjidhet këtë fundjavë dhe ka shumë mundësi që Kylian Mbappé të qëndrojë te PSG.
Edhe pse është e vërtetë që oferta e Real Madridit për ta shtuar atë në skuadrën bardhezi ishte pranuar nga francezi, është gjithashtu e vërtetë se marrëveshja ishte vetëm verbale dhe ishte gjithmonë në pritje të vendimit përfundimtar të lojtarit.
Nga ana tjetër, PSG nuk u dorëzua kurrë dhe po provon me të gjitha forcat për ta mbajtur yllin e tyre.
Fantastike, nga marrëveshja e Bernabeut të ri edhe 360 milionë euro të fituaraLexoni edhe:
Ekipi francez i ka ofruar kushtet që nuk i ka asnjë futbollist në botë dhe kjo me sa duket është e parefuzueshme për Mbappen
Për sa i përket arsyeve sportive, oferta përfundimtare e klubit për ta njohur atë si lider të padiskutueshëm dhe për t’i dhënë atij fuqi të paprecedentë sportive në PSG ka qenë një faktor vendimtar në vendimmarrjen e lojtarit.
(Kosova Sot Online )