Di Maria drejt Juventusit

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 13:35
Di Maria drejt Juventusit

Paris Saint-Germaini njoftoi të premten zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë, teksa pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se ai tani është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Juventusit.

Sipas tij, 34-vjeçari dëshiron kontratë afatshkurtër.

Di Maria thuhet se dëshiron që të nënshkruajë vetëm për një sezon, por me mundësi vazhdimi edhe për një sezon të dytë. 

(Kosova Sot Online)