Mbappe e telefonoi Perezin sot, zbulohet se çfarë biseduan

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 16:51
Mbappe e telefonoi Perezin sot, zbulohet se çfarë biseduan

Kylian Mbappe pritet që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Ginaluca Di Marzio raportoi sot se sulmuesi francez do të qëndrojë në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu Real Madridin.

Ndërkohë, Fabrizio Romano raporton se Mbappe e ka telefonuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin dhe ia ka kumtuar lajmin se do të qëndrojë në PSG.

Ai pritet që të nënshkruajë kontratë të re dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Raportohet gjithashtu se kampioni i Francës ka organizuar një “party” për të festuar rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit.

Sipas Di Marzios, kjo festë është e paraparë që të bëhet pas ndeshjes Paris Saint-Germain – Metz, e cila zhvillohet sonte.

(Kosova Sot Online)