Pas përleshjeve në Tiranë, arrestohen tifozët e dhunshëm

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 09:30
Pas përleshjeve në Tiranë, arrestohen tifozët e dhunshëm

Nata e mbrëmshme ishte e tmerrshme në Tiranë.
Tifozët holandezë dhe ata italianë shkaktuan probleme të mëdha në kryeqytetin shqiptar, një natë para ndeshjes finale të Conference League ndërmjet Feyenoordit me Romën.

Pas përplasjeve të shumta në rrugët e Tiranës në mes të huliganëve holandezë dhe atyre italianë me pjesëtarët e policisë së shtetit, kanë nisur shoqërimet në polici, njoftojnë mediat shqiptare.

Në disa komisariate në Tiranë janë dërguar tifozët që dyshohet se ishin të përfshirë në akte dhune.

Përplasjes u shtrinë në disa zona të Tiranës, ndërsa forca të shtuara të policisë po mundohen ta mbajnë situatën nën kontroll për ta shmangur përshkallëzimin e saj.

Sot pritet të arrijnë në Tiranë dhjetëra mijëra tifozë të tjerë nga Holanda dhe nga Italia dhe rreziku për një përshkallëzim tjetër të situatës është më se i mundshëm, sidomos pas lojës.
(Kosova Sot Online )