Perisic është i Tottenhamit

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 22:16
Perisic është i Tottenhamit

Ivan Perisic raportohet se tashmë ka nënshkruar me Tottenham Hotspurin.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas italianit, Perisic ka kryer sot edhe testet mjekësore te klubi nga Londra

Romano gjithashtu njoftoi se kroati ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Tottenhamin, të shtunën.

Tanimë pritet vetëm edhe njoftimi zyrtar nga klubi i Premierligës, që thuhet se është vetëm çështje kohe. 


(Kosova Sot Online)