Messi: Sezoni tjetër do të shkojë më mirë

  • S.A /
  • 31 May 2022 - 08:35
Messi: Sezoni tjetër do të shkojë më mirë

Lionel Messi e kaloi një sezon dëshpërues në nivelin personal.

Ylli argjentinas mori kritika për paraqitjet e zbehta që i bëri me Paris Saint-Germainin.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i ka treguar arsyet për këtë, teksa beson se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për të.

 

“Jam i sigurt se sezoni i ri do të jetë më i mirë, si për mua, ashtu edhe për PSG-në. Nuk ishte e lehtë për mua këtë vit pas një vere të çmendur. Ishte e komplikuar ta kuptoja se çka po ndodhte, nuk e prisja të largohesha nga Barcelona. Ishte nj shok i vërtet”, ka thënë Messi në një intervistë të gjatë për “Tyc Sports”.

Përfaqësuesi argjentinas e fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në, por sezonin tjetër do të mundohet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me parisienët.

Me këtë rast, ai iu jep fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Parku i Princave” dhe një rikthimi eventual në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online )