Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Estoni

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 18:28
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Estoni

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore Shqipëri – Estoni.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 qershor në stadiumin “Air Albania”

FSHF sot ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave. Biletat mund të blihen online në “bileta.fshf.org” ose pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se para kësaj ndeshje miqësore, Kombëtarja shqiptare do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria, më 6 qershor do të luajë në udhëtim te Islanda, kurse më 10 qershor do e pret Izraelin. 

(Kosova Sot Online)