Silva e dëshiron transferimin te Barcelona

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 19:02
Silva e dëshiron transferimin te Barcelona

Bernardo Silva vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Manchester City.

Sipas raportimeve, gjasat janë të mëdha që reprezentuesi portugez të largohet në afatin kalimtar të verës.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se Silva e dëshiron kalimin te Barcelona.

Sipas mediumit spanjoll, 27-vjeçari ka kërkuar nga Manchester City që t’ia mundësojnë transferimin në “Camp Nou”, duke arritur marrëveshje me klubin katalunas.

Ish-mesfushori i Benficas dhe Monacos thuhet se dëshiron që të luajë nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Xavi.

Ndryshe, Silva ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025.


(Kosova Sot Online)