Real Madridi i bashkohet garës për transferimin e yllit të Man Cityt

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 19:54
Real Madridi i bashkohet garës për transferimin e yllit të Man Cityt

Real Madridi raportohet se është futur në garë për Raheem Sterlingun.

Reprezentuesi i Anglisë është i lidhur me një largim nga Manchester City, teksa nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Kontrata e Sterlingut me kampionin anglez skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kësisoj, “Qytetarët” mund të lejojnë largimin e tij këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër,

“The Guardian” ka raportuar se tani për 27-vjeçarin ka shprehur interesim edhe Real Madridi.

Klubi spanjoll thuhet se synon që të përforcojë fazën e sulmit.

Chelsea dhe Arsenali raportohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e ish-sulmuesit të Liverpoolit. 

(Kosova Sot Online)