Trepça e kërkon barazimin e serisë finale, Ylli titullin e kampionit

  • S.A /
  • 02 June 2022 - 10:21
Trepça e kërkon barazimin e serisë finale, Ylli titullin e kampionit

Sonte do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e “play-offit” të Superligës së basketbollit.  Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në një tjetër ballafaqim spektakolar që në pret në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë. Aktualisht, therandasit prijnë 2-1 në serinë e ndeshjeve dhe dueli i sontëm është mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet. “Xehetarët” do të mundohen ta gëzojnë publikun e tyre pasi e dëshpëruan atë në lojën e parë në shtëpi, kur humbën 46:60.  Por, mitrovicasit, të cilët ishin të dytit në Superligë në edicionin e rregullt, e “shpëtuan kokën” pas fitores në Therandë, duke e hapur serinë finale.

E sonte, ekipi Gjelbër e Zi do të mundohet të fitojë si vendës dhe ta barazojë serinë finale në 2-2. Nga ana tjetër, therandasit, të cilët e mbyllën sezonin e rregullt si liderë, pas fitoreve 63:62 dhe 60:46, sonte shkojnë në Mitrovicë për ta mbyllur çështjen e kampionit, i cili do të ishte i dyti me radhë për ta.Duke e pasur parasysh rrjedhën e ndeshjeve paraprake në mes të këtyre dy ekipeve, s’do mend se edhe sonte, në përballjen e katërt, na pret një dramë e vërtetë e basketbollit. Në rast se barazohet seria finale, loja e pestë dhe vendimtare eventuale do të luhet në Therandë në fundjavë. Pra, ekipi që i shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës. Ndeshja e sontme ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:30. 

(Kosova Sot Online )