Ukraina fitoi gjysmëfinalen e play-offit për Botëror, vjen reagimi i Zelenskyt

  • S.A /
  • 02 June 2022 - 08:36
Ukraina fitoi gjysmëfinalen e play-offit për Botëror, vjen reagimi i Zelenskyt

Pak gëzim në fytyrat e ukrainasve. Ekipi i tyre kombëtar i futbollit e ka fituar ndeshjen gjysmëfinale të play-offit ndaj Skocisë me rezultat 1:3. Tani ata janë një ndeshje larg kualifikimit në Botëror, në vitin më të keq për ta.

Lufta i shkatërroi totalisht, por Ukraina gjeti forcë, luajti dhe fitoi në ndeshjen shumë të rëndësishme.

Tani, në finale për një vend në botëror, Ukraina do të përballet me Uellsin.

E për këtë sukses, nuk mungoi as reagimi nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Reagimi i tij i plotë:

Ka momente kur shumë fjalë nuk nevojiten!
Vetëm pak krenari!

Thjesht për të thënë faleminderit djema!
Dy orë lumturi nga të cilat jemi të varur.
Ata u ngritën në këmbë. Ne kemi fituar. Sepse jemi ukrainasit!
Gëzim për ushtrinë tonë, për të gjithë vendin tonë.
Të gjithë jemi në luftë, secili në frontin tonë, pikërisht për këtë. Për flamurin tonë të verdhë-blu, për stemën tonë në zemër, për “Ukrainën e pa vdekur ende…” që nuk do të heshtë.
Ne luftojmë, luftojmë, qëndrojmë, fitojmë.
Sepse jemi ukrainas”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online )